‘E llastuar që merr burrë për interes’ Emina Cunmulaj i mbyll gojën ndjekëses me lezet

Emina Cunmulaj është një ndër modelet shqiptare më të suksesshme në botë.

Ajo është gjithmonë në vëmendjen e mediave dhe shpesh është komentuar për karakterin e saj pa komplekse, gjithashtu dallohet edhe për zemrën e madhe që ka.

Gjestet humane që ajo bën me familjet e varfra që jetojnë në zona rurale është në fakt një shembull që duhet të merret nga kushdo që ka kushte të mira ekonomike.

Është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan me të gjithë ndjekësit jetën e saj të përditshmërisë private ku shpesh në qendër të vëmendjes janë fëmijët e saj, Ella dhe Mia.

Së fundmi, modelja ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit ku shihet në jahtin e saj, e veshur me një fustan blu e hapur e cila i shkon tepër shumë dhe me një filxhan kafe, ku ka lënë këtë shkrim anash fotos:

“Prisni !!!! Pse ndihet kjo shumë kohë më parë ???? Unë nuk mund të jem i vetmi person që ndjehet kështu? ….. Më duhet një pushim tani”- ka shkruar Emina.

Modelja ka marrë shumë pëlqime dhe komente të ndryshme në këtë foto si pozitive po ashtu dhe negative, ku vëmendjen e mori një koment nga një famse të cilës Emine nuk i’a ka përtuar aspak duke e bërë të pendohet për atë ç’ka ajo ka thënë.

‘Po se u lodhe shumë… në fillim më pëlqeje se dukeshe një vajzë e thjeshtë dhe atdhetare, po tani kuptoj që je një njeri i llastuar që na tregon jetën tënde lukuoze, dhe po të ishte aq shqiptare si mendoja unë nuk do kishe marrë një të huaj miliarder vetëm për interes, po do kishe marrë një shqiptar, je si te gjithë shqiptaret sot, që mohojnë fakti që janë shqiptare që mos të kenë pengesa, se sot të jesh shqiptare është turp duhet ta mohojmë. Më vjen keq se të mendoja ndryshe po ca do presësh nga një modele që lodhet shumë duke bërë pushime nëpër yacht etc…”

Por Emina nuk e ka lënë me kaq. Ajo i ka kthyer një përgjigje ndjekëses si për t’i thënë se e lexoi komentin e saj por nuk i intereson aspak ajo që shkruan:

“Si ja kalove? A ke pi kafe? Qysh i ke familjen. Të fala te gjithëve ju përshëndes shumë dhe uroj të kaloni një ditë shumë të bukur’ duke ja mbyllur gojën me lezet ndjekëses.

loading…