E lidhur me super milionerin, Adrola Dushi flet për të dashurin

Modelja shqiptare Adrola Dushi ka qenë përherë një ndër personazhet më të komentuar në media. Jeta e saj private, divorci nga bashkëshorti, por edhe aludimet për një lidhje të re e kanë bërë Adrolën të ketë vëmendjen e të gjitha mediave rozë.

Pak kohë më parë, u përfol se Adrola kishte nisur një lidhje të re me një model të njohur në Amerikë të quajtur Pavlo Zengo, me të cilin vazhdimisht publikon foto dhe gjithashtu nuk mungojnë dedikimet dhe komentet e shumta mes tyre.

Mirëpo, së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për “Thumb” ku e pyetur nga gazetari për lidhjen e saj me Pavlon, Adrola ka mohuar gjithçka.

“Adrola, çfarë kam marrë vesh nëpër portale që ti je lidhur me një super milioner…Më trego të vërtetën?” , i ka thënë gazetari Adrolës.

“Nuk është aspak e vërtetë! Çfarë mund të them për këtë gjë? Nuk është e vërtetë, sigurisht!”, është shprehur Adrola, teksa ka folur dhe për lidhjen në distancë dhe ka thënë se nuk ia uron askujt.