Policia

“E lidhi me lidhëse plastike” – Detaje tronditëse nga grabitja e armatosur në Ferizaj

Një burrë në Ferizaj ka raportuar se një person i panjohur i maskuar dhe në kërcënimin e armës ka hyrë në lokalin e dhe pasi e ka lidhur, me lidhëse plastike, i ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash.

I dyshuari pas disa orëve është arrestuar.

“Ankuesi  mashkull kosovar ka raportuar se një person i panjohur i maskuar dhe në kërcënimin e armës ka hyrë në lokal dhe pasi e ka lidhur – viktimën me lidhëse plastike, i ka grabitur një shumë te konsiderueshme parash”, ka thënë policia.

Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.