E lënë uniformën, policët francezë bashkohen me protestuesit

Në Francë vazhdojnë protestat e shumta kundër rritjes së çmimit të naftës.

Teksa më parë bënin xhiron e rrjetit policët të cilët u bashkuan me protestuesit, diçka e tillë ka ndodhur përsëri.

Një grup policësh të cilët ishin dërguar për të ndaluar protestuesit, u janë bashkuar atyre në protestën e tyre.

Veprimi i tyre u duartrokit nga të gjithë protestuesit, të cilët njihen si “jelekët e verdhë”.

Franca është gjunjëzuar javën e fundit nga protestat, teksa ditën e djeshme edhe zjarrfikësit protestuan kundër shkurtimit të vendeve të punës për to.

https://www.facebook.com/VofEurope/videos/341347226597885/?t=2