Gjatë ditës së sotme është publikuar në rrjetet sociale një video në të cilën thuhej se është Shkëlqim Kameri, njëri prej të dyshuarve për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.
Vërtetësinë se në këtë video është Shkëlqim Kameri e ka konfirmuar edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), shkruan Demokracia.com.
Sipas SHKK-së, i dyshuari për dhunimin e 11-vjeçares, Shkëlqim Kameri, nuk është sulmuar, por ka marrë shërbime shëndetësore në Spitalin e Pejës pasi që i njëjti po mbahet në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.
“Ndërsa, sa i përket videos së publikuar në disa portale me titull: ‘ Del video që pretendon se një nga të dyshuarit për përdhunimin është rrahur nga të burgosurit’, SHKK njofton se personi në fjalë nuk është i dyshuari E.R, por është i dyshuari tjetër për të njëjtën vepër, SH.K, i cili është në mbajtje në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, dhe i cili po ashtu nuk është sulmuar, por ka marr shërbime shëndetësore në Spitalin e Pejës”, thuhet në reagimin e SHKK-së. /Demokracia.com/







