Policia e Kosovës ka konfirmuar se një polic e ka vrarë vëllain e tij në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës.
Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinën, Flora Ahmeti.
“Vritet një person në fshatin Gushtericë e Poshtme Prishtinë, 7 maj 2022 – Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete”, tha Ahmeti.
Ajo tha më tej se vdekjen e viktimës ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha Ahmeti më tej.
Demokracia.com ka mësuar se Milorad Subariq është zyrtari policor që dyshohet se ka vrarë vëllanë e tij, Dragisa Subariq.







