E konfirmon Policia: Nga 1 shtatori të gjithë policët duhet të jenë në punë, edhe nëse janë në pushime

Të gjithë zyrtarët policorë duhet të jenë në punë me datë 1 shtator, edhe nëse kanë patur pushime të paralajmëruara vjetore, pas vendimit që kaë marrë drejtuesit e Policisë së Kosovës.

Lajmi është konfirmuar për Gazetën Insajderi nga zyra për media e Policisë.

“Bazuar në nevojat operacionale dhe arritjen e objektivave kryesore, Policia e Kosovës veprimet e saj i ndermerr bazuar në autorizimet ligjore dhe në pajtim me procedurat standarde të operimit në fuqi, përfshirë këtu edhe menaxhimin e pushimeve të personelit policor apo resurseve njerëzore” thuhet në përgjigjen e Policisë, duke mos pasur më shumë detaje për Planin Operativ, shkruan Gazeta Insajderi.