E konfirmon ministria e Shëndetësisë: Kosova përfiton 100 mijë e 800 vaksina nga COVAX

COVAX sot ka konfirmuar se Kosova është në listën e shteteve përfituese nga raundi i parë i ndarjes së vaksinave kundër COVID-19. Kosova do të përfitojë 100 mijë e 800 doza nga ky mekanizëm.

Vaksinat pritet të arrijnë së shpejti, ngase në konfirmim thuhet se ky raund vlen për periudhën shkurt-maj 2021.

Lajmi është konfirmuar edhe nga ministria e Shëndetësisë.

Vaksinat janë të kompanisë Astra Zeneca, të prodhuara e licensuara nga Instituti Serum i Indisë.