Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia në një konferencë për media konfirmoi se në Kosovë janë testuar 271 mostra të dyshimta dhe gjithsej 17raste  pozitive.

Sipas tij gjendja e të prekurve në klinikë është stabile në përjashtim të pacientëve më të moshuar.

 “Pacientët e tjerë janë duke u trajtuar dhe në gjendje stabile, bile dy prej tyre jane liruar në shtëpi për të qëndruar në karantinë”, tha ai.