Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, e ka konfirmuar se kjo parti është e gatshme të i bashkohet koalicionit qeverisës LDK-AAK-NISMA dhe Lista Serbe.

Makolli ka thënë se ende nuk ka asgjë zyrtare, por që janë të gatshëm ti bashkohen qeverisë Hoti, sepse sipas tij vendi ka nevojë për një unitet politik.

“Nuk ka ende asgjë zyrtare, por ne jemi të gatshëm që për të mirën e Kosovës të bëhemi pjesë e koalicionit, pasiçë Kosova ka nevojë për një unitet politik për shkak të situatës me dialogun Kosovë – Serbi. Këto takimet e LDK-së të Isa Mustafës kanë asociu në diçka të tillë dhe është e vërtetë që tani faktori shqiptar ka nevojë për unitet. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë për zgjidhjen më të mirë për Kosovën dhe gjithmonë kemi qenë pro çdo varianti që është në të mirën e vendit”, ka thënë Makolli për inFokus.

AKR-ja do të udhëheqë me Minsitrinë e Mjedisit. E këtë ministri pritet ta udhëheqë, Islam Pacolli.