E konfirmon Kurti, shkarkohen zyrtarë të Ujësjellësit të Prishtinës!

Anëtarët e bordit të përkohshëm, të KRU “Prishtina” Mentor Hyseni, kryesues dhe drejtor; Hajrie Morina, drejtore; Seat Bilbani, drejtor; dhe Idriz Maliqi, drejtor, në mbledhjen e mbajtur sot, kanë shkarkuar zyrtarët e lartë të kësaj ndërmarrje.

Kështu përmes konferencës ka konfirmuar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kurti tha se në menaxhmentin e kësaj ndërmarrje, janë gjetur shkelje, andaj edhe ka qenë e domosdoshme që të merren masa të reja.

“Këtu jemi sot bashkë Ministren Hajdari për shkak që është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme nga bordi i përkohshëm i ujësjellësit, në të cilën është vendosur të shkarkohet Kapllan Parduzi dhe zyrtari financiar. Të gjitha këto vendime janë marrë me qëllim të ndaljes së degradimit të kësaj ndërmarrje, bordi i përkohshëm është detyruar të ndërmarrë masa të shoejta, pasi kjo kompani kishte pësuar rrënim me këtë menaxhment. Jemi detyruar të ndërhyjmë shpejtë”, tha Kurti.

Sot është raportuar nga burimet e saj, se bordi i ri i kësaj ndërmarrje, ka shkarkuar u.d kryeshefin e kësaj ndërmarrje, Kapllan Parduzin.