Shaip Kamberi

E konfirmon Kamberi: Kandidoj edhe për një mandat

Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka konfirmuar se do të kandidojë edhe për një mandate tjetër.

Kamberi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se do të vazhdojë betejën e tij politike.

“Marrë përgjegjësinë dhe zotohem për vazhdimin e politikës që kam ndjekur në parlament. Me vullnet për ta bërë edhe më mire”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

KANDIDOJ PËR MANDAT TË RI !

Falenderoj anëtarët e Këshillit Qendror të Partisë për Veprim Demokratik për besimin e tyre të kandidimit tim për një mandat të ri si deputet në zgjedhjet e reja parlamentare të 3 prillit në Serbi.

Marrë përgjegjësinë dhe zotohem për vazhdimin e politikës që kam ndjekur në parlament. Me vullnet për ta bërë edhe më mirë.

Vazhdon beteja politike dhe parlamentare për liri, demokraci, drejtësi dhe barazi.

Faleminderit të gjithë juve që po më përkrahni masivisht për një mandat të ri.

Kjo më jep forcë, kurajo dhe besim. Vazhdojmë bashkë!