Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur që t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza.

Ai para mediave, të enjten falenderoi kryesinë e partisë dhe grupin parlamentar që përkrahën qëndrimin e tij në lidhje me votimin e këtyre marrëveshjeve.

“Sot këtu jam para juve në kapacitetet e kandidatit për kryeministër nga PDK. Jam për të shprehur qëndrimin e PDK-së, falënderoj kryesinë dhe grupin parlamentar që kanë përkrahur qëndrimin tim të bërë publik para shumë kohe në mënyrë publike për votimine marrëveshjeve ndërkombëtare. PDK do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.” – ka thënë ai.