E konfirmon doktori: Raiola po lufton për jetën e tij, jam i indinjuar nga telefonatat e pseudo gazetarëve

Doktori italian, Alberto Zangrillo ka konfirmuar se Mino Raiola NUK ka vdekur.

“Jam i indinjuar nga telefonatat e pseudo gazetarëve që spekulojnë për jetën e një njeriu që po lufton”, ka thënë ai për Ansa.

Alberto Zangrillo, drejtori i Spitalit së Anestezisë dhe Kujdesit Intensiv të San Raffaele demantoi thashethemet për gjendjen shëndetësore të agjentit, Mino Raiola i shtruar në spitalin San Raffaele ku i ishte nënshtruar një operacioni delikat për probleme në mushkëri janarin e kaluar.

Sipas asaj që mësohet, kushtet e Raiolës janë shumë të rënda, por ai është gjallë.

Këto reagime vijnë pasi Gazetta Dello Sport raportoi se Raiola ka ndërruar jetë.