E konfirmojnë edhe në Serbi: Në Rashkë u gjetën eshtrat e 15-17 shqiptarëve

Kryetari i Komisionit për Personat e Zhdukur në Qeverinë e Serbisë, Veljko Odalloviq, konfirmoi se eshtrat e personave të panjohur, të cilët supozohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës, u gjetën afër Rashkës, në qytetin e Kizhevakut.

Megjithatë Odaloviq, tha se sipas informacioneve që ka, duhet të ketë 15 deri në 17 mbetje në atë vend, por gjithashtu theksoi se derisa të konfirmohet identiteti i tyre, nuk mund të thuhet me siguri se janë shqiptarë të Kosovës.

“Supozohet se trupat janë të shqiptarëve të Kosovës, por derisa të konfirmohet identiteti i tyre, nuk do të jemi të sigurt. Gjetëm gjurmët e para dje – rroba dhe kocka, puna në vend u ndalua, gjykatësi tashmë ka marrë përsipër çështja dhe lëshoi ​​një urdhër për të filluar së pari nesër”, tha Odalloviq për RTS.

Ndërkohë, edhe drejtori i Institutit për Mjekësi Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka thënë për media të Kosovës se trupat e shqiptarëve u gjetën në Rashkë.

Në këtë lokalitet të Rashkës u tha se trupat ishin mbuluar me gurë dhe mbeturina