E kishte tradhtuar Keisin, reagon Stresi: Nuk mund ta ulësh ashtu…!

Pak ditë më parë një koment i lënë në adresën e ish-partneres së Stresit, Kejsit, shkaktoi shumë bujë.

Një ndjekës i saj në ‘Instagram’ shkruante se Stresi kishte një të dashur tjetër ndërkohë që ishte i lidhur me të dhe se thjesht tallej me Kejsin.

Sipas personit në fjalë reperit nuk i pëlqente që ish-partnerja publikonte gjithë kohës foto me të kur ai ishte në burg, sepse ajo nuk i interesonte aspak. Pavarësisht se mesazhi ishte shumë fyes, Kejsi e kaloi situatën me të qeshur duke thënë se këta janë fansa të saj apo njerëz që e kanë inat.

Stresi qëndroi i heshtur në lidhje me këtë koment, por në një intervistë të dhënë së fundmi ka treguar si qëndron e vërteta. I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Glamour Zone” reperi e ka hedhur poshtë të gjithë atë histori duke treguar se nuk mund t’ja bëjë dikujt që e ka dashur shumë. “Është idiotllëk që populli injorant e beson këtë gjë. Bazohen në adresa anonime. Mua s’më intereson, me njerëzit e poshtër nuk merrem. Frenohem shumë para shumë gjërave dhe s’mund të jap mendim e ta gjykoj pa e njohur dikë. Është shumë ulje. S’ka lidhje me mua e karakterin tim. Unë kam kundërshtarët e mi dhe i mburr, imagjino njeriun tim, që e ke dashur dhe e ke mbajtur në gji. S’mund ta ulësh ashtu”, ka thënë Stresi. Më pas ai ka shtuar se është një burrë i martuar dhe se ka përgjegjësi e se me Kejsin vazhdon të komunikojë, ndoshta edhe për hatër të disa gjërave. Ai ka shtuar se e merr në konsideratë rikthimin me Kejsin, por kjo duhet të jetë dypalëshe. Reperi dhe ish-partnerja e tij i dhanë fund martesës para disa muajsh, për shkaqe ende të panjohura.

loading…