E kërkuan top skuadra, ylli francez zgjedh Real Betisin

Real Betis bën një goditje të madhe në merkato. Pas bisedimeve intensive disaditore, klubi andaluz ka arritur të blejë një kampion bote. Bëhet fjalë për sulmuesin e Olympique Lyon, Nabil Fekir, i cili u është bashkuar bardhëjeshilëve për një shifër mjaft të leverdishme.

Real Betis do të paguajë vetëm 19.75 milionë euro plus 10 milionë të tjera në formë bonusesh, në varësi që arritjeve sportive, por Lyoni ruan 20% të kartonit, në rast të shitjes së sulmuesit në një klub tjetër.

Operacioni i blerjes së Fekir është disi i ngjashëm me atë që Betis realizoi për Giovani Lo Celso nga PSG, edhe pse në atë rast, blerja e lojtarit nuk ishte ekzekutuar menjëherë, por pas një sezoni me me francezët që ruajtën 20% të vlerës së futbollistit.

Lyoni, përveç kësaj, do të përfitojë 50% të vlerës transferimit të mundshëm të Yassin Fekir, vëllait të Nabilit, në një skuadër tjetër, i cili gjithashtu iu bashkua Betisit në të njëjtin operacion.

Kujtojmë që Nabil Fekir thuajse u transferua verën e kaluar te Liverpooli për 60 milionë euro, por marrëveshja dështoi pasi futbollisti nuk kaloi testet mjekësore.