E kërkonte Interpoli, ferizajasi arrestohet në kufirin Kosovë-Shqipëri

Vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Belgjikës, një shtetas i Kosovës i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Organizatë kriminale”.

“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Hamit Haliti, 69 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë”, thuhet nw njoftimin e Policisw sw Shqiperise.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bruksel, Belgjikë, pasi Gjykata EDINAT Belgjikë, me vendimin e datës 07.06.2018, e ka dënuar me 3 vite e 3 muaj burg, për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Organizatë kriminale”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin e Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Bruksel po vazhdojnë procedurat për arritjen e ekstradimit të këtij shtetasi drejt Belgjikës.