E kërcënon gruan me vrasje, arrestohet

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka kërcënuar me vrasje dhe duke sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, i ka shkaktuar lëndime trupore.

Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

loading…