Patrice Evra

E kapi duke tradhtuar, shpërthen ish-partnerja e futbollistit të njohur

Sandra, ish partnerja e Patrice Evra ka shpërthyer në rrjete sociale.

Patrice Evra, ish-futbollisti i njohur i Manchester United dhe Juventusit është fejuar zyrtarisht me modelen holandeze, Margaux Alexandra (25 vjeçe), vetëm një muaj pasi u divorcua nga ish-bashkëshortja e tij, Sandra(39-vjeçe), me të cilën ishte i lidhur prej 25 vitesh. Francezi e zyrtarizoi lidhjen me bukuroshen e pasarelave në Instagram, shkruan The Sun.

“Ne kemi qenë bashkë për më shumë se një vit, dua të them, që kur më vodhe zemrën. Pas herës së dytë që u takuam, të thashë se do të ishe gruaja ime për gjithë jetën time. Unë nuk mund të jetoj pa ty tani, edhe kur je pranë meje, më mungon!”.

Ndërsa ish partnerja e 39-vjeçarit, Sandra, mësoi për “zjarrin” e ri që po djeg zemrën e Evrasë pikërisht përmes rrjeteve sociale. Ajo ka mbetur shumë e zhgënjyer nga ish-bashkëshorti i saj, ndaj të cilit nuk i kursen fjalët e rënda.

Sandra gjithashtu tha, “Ai u largua nga shtëpia për një udhëtim pune për 15 ditë dhe nuk është kthyer më. Më 4 mars ai bëri kërkesë për divorc përmes avokatit të tij. Mu desh shumë kohë për të kuptuar se si ai u bë një “mi kanalesh”.

Në po të njëjtën intervistë, Sandra zbuloi tradhtitë e tjera të Evrasë, me Danielle Silvester (2010), me modelen e Playboy-t, Carla Howe (2013), dhe me mjeken Gabriella Birley (me të cilin ish-futbollisti ka dy fëmijë jashtë martese).