“E kam problem me u la me meshkuj në banjo, du mu fërku vet”, flet Fifi pasi një banor u fut në banjo

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show BigBrother u rikthye por tani në një format tjetër me personazhe të njohura ‘VIP’. Natën e parë u prezantuan 14 banorë, numër ky që mund të rritet apo zvogëlohet nga eliminimet apo hyrjet nga java në javë.

Mbrëmë ishtë nata e dytë e këtij edicioni. Për, Fifin, Semin dhe Granitin u shfaq një video, ku në një moment të ndodhur ditë më parë, Graniti futet në dush ku ishin Semi me Fifin, derisa kjo e fundit doli menjëherë nga aty.

Nga studio e pyeten Fifin se mos ishte xhelozi, por që këngëtarja e mohoi një gjë të tillë.

“E kam problem me u la me meshkuj në banjo, sidomos të huaj, thjesht du me u fërku vetë”, u shpreh Fifi.