“E ka bërë llugë Gjilanin”, LDK komenton shëtitjen e Alban Hysenit nëpër Spanjë

Shef i grupit së këshilltarve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Gjilanit, Avdyl Aliu, ka kritikuar shkuarjen e kryetarit Alban Hyseni në Spanjë, dhe qeverisjen e Hysenit në këtë komunë.

Aliu në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se deri tani Hyseni nuk ka realizuar asnjë nga premtimet e bëra, asnjë projekt asnjë punë asnjë angazhim, madje asnjë iniciativë për projekte zhvillimore..

Postimi i plotë:

E ka bërë llugë Gjilanin, asnjë projekt, asnjë punë, asnjë angazhim, madje asnjë iniciativë për projekte zhvillimore, e në anën tjetër kryetari aktual, z. Alban Hyseni, paska zgjedh të shkojë në Spanjë. Shih ti, ‘për të lobuar për njohjen e pavarësisë së Kosovës’!!!

Z. kryetar, qytetarët ju kanë zgjedhur për t’i realizuar ato 109 premtimet zgjedhore, jo për të ‘lobuar’ për njohjen e Kosovës së me këtë punë ka kush merret.

Kur e ke ndërmend t’ia fillosh punës, apo ndoshta duhet të kalojnë muaj e vite!!!