Një burrë, i cili u filmua duke hedhur një frigorifer të përdorur nga shkëmbi ndërsa po bënte riciklim, po përballet me forcat e rendit.
Policia Civile e Spanjës arriti ta identifikojë personin, i cili punon në një kompani që shpërndan pajisje shtëpiake, pasi videoja, e incizuar në regjionin e Almerisë, u bë virale në rrjetet sociale, sipas CNN.
Ata e shoqëruan personin për tek frigoriferi dhe e detyruan atë ta largonte nga përroska ku e kishte hedhur.
Përveç kësaj, gjykata vendosi që ta gjobiste financiarisht nën kodin penal për “krim mjedisor”, me një penalizim prej 45 mijë eurosh.
Policia Civile gjithashtu është duke hetuar kompaninë për të cilën punon i dënuari, pasi pas një inspektimi në zyre të tyre zbuloi rreth 50 makina larëse të ruajtura në oborrin e një depoje, sipas njoftimit për shtyp.
Identiteti i personit ende nuk është bërë publik.
#ÚLTIMAHORA | Despiden y multan con 45.000 euros al joven que lanzó una nevera por un monte de #Almeria
Los compañeros del Seprona ha identificado a este hombre que se grabó lanzando un frigorífico en un monte.👏👏 pic.twitter.com/zdubu2ZxBx
— AUGC Guardia Civil 🇪🇸 (@AUGC_Comunica) July 31, 2019
#ÚLTIMAHORA| Así ha recogido el joven implicado el frigorífico que había lanzado por un monte en #Almeria.
👉Nuestros compañeros del Seprona de #GuardiaCivil le han acompañado.
Buen trabajo compañeros👍🏻 pic.twitter.com/tPuNvK9WJT
— AUGC Guardia Civil 🇪🇸 (@AUGC_Comunica) July 31, 2019
