E hëna shpallet ditë zie në Kosovë për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë vdekur tragjikisht në aksident trafiku në Kroaci.

Nga presidenca përmes një njoftimi për media kanë thënë se për shkak të kësaj ngjarje tragjike, Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë.

Kujtojmë që nga aksidenti në Kroaci 10 persona kanë vdekur ndërsa 45 janë lënduar.