Disa persona e goditën grushte një person që po mbahej për kangjellave për të realizuar një video qesharake për rrjete sociale, por që rezultoi në vdekjen e viktimës.
Fotografitë shfaqin 48-vjeçarin gjersa ai dëshpërimisht mbahet për kangjellave të restaurantit mbi lumin Dnipro në Ukrainë.
Ai dyshohet të jetë shtyrë nga pala nga një lartësi prej gati 4 metra, prej nga e cila e pësoi për shkak të paaftësisë për të notuar.
Policia Kombëtare në Ukrainë reagoi me zemërim kundër fenomenit të tmerrshëm për të realizuar video mizore për të marrë klikime në internet.
Nënkryetari i policisë së vendit Vyacheslav Abroskin postoi: “Policia e Dnipro ka kapur dhe ka arrestuar dy bijë kurvash, të lindur më 1993-ën dhe 1996-ën, të cilët e shtynë një të huaj në lumë për të filmuar një video me celular”.


