E habitshme si shqiponja sulmon 8 vjeçaren, tenton ta grabis

Një vajzë tetëvjeçare ka mbetur e lënduar pasi një shqiponjë e artë u hodh mbi të dhe tentoi ta grabiste.

Në pamundësi të kapjes së saj për ta bartur në destinacionin që ajo dëshironte, shqiponja e mbajti për krahësh vogëlushen për pothuajse disa sekonda.

Incidenti ndodhi gjatë një festivali etnik të mbajtur të dielën e kaluar në Kirgistan. Vajza kishte hyrë në një zonë të kufizuar, e cila ishte projektuar posaçërisht për shfaqjet e grabitqarëve.

Kur shqiponja e pa fëmijën, shpejt fluturoi drejt saj e kapi prapa me kthetrat e saj e hodhi në tokë dhe e mbajti derisa një i rritur arriti ta lirojë atë.

Për fat të mirë, vajza pësoi vetëm plagë të lehta.

Ekspertët kanë vënë në pah analizën e tyre pas këtij rasti duke thënë se shqiponja nuk ka qenë në kërkim të gjuetisë, pasi, nëse do të kishte qenë kështu, plagët e vuajtura nga një fëmijë i vogël do të kishin qenë shumë më të rënda, pasi kishin qenë në gjendje të shkaktonin vdekjen e saj.

Sipas pronarit të shqiponjës, ajo kurrë nuk kishte sulmuar ndonjë njeri në 15 vjet stërvitje deri më tani.