E goditi me veturë dhe e dërgoi vetë në spital – Policia jep detaje për aksidentin në Pejë

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së shtunë në fshatin Ozdrim në Pejës, ku një person është goditur nga një veturë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka treguar  se vozitësi i automjetit e ka dërguar vetë viktimën në Spitalin e Pejës, ndërsa pas ekzaminimit mjekësor, i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm

“Rreth orës 17:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Ozdrim. Një veturë ka goditur një person. Vozitësi i automjetit e ka dërguar viktimën në Spitalin e Pejës dhe nga aty e ka njoftuar policinë për rastin. Njësitë kompetente policore janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Gashi.