E godet me boks në fytyrë dhe ik, e bënë për spital vushtrriasin

Në orët e pasdites në rrugën “Bahri Kuqi”, në Vushtrri, një qytetar ka raportuar se ishte rrahur nga disa persona.

Ai ka raportuar në polici se disa persona kryesisht të rinj , i  kishin qëndruar pranë ndërsa njëri prej tyre e kishte goditë me boks në fytyrë e më pas gjithë të tjetër kishin ikur.

Siç njofton policia viktima në këtë rast kishte pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.