18-vjeçari

“E godasin me veturë, pastaj e rrahin brutalisht”, xhaxhai i 18-vjeçarit nga Podujeva tregon si u rrah për vdekje nipi i tij

Rrahim Fejzullahu, xhaxhait i 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu ka treguar se nipi i tij u godite dhe më pas u rrah për vdekje nga dy të mitur.

Ai ka treguar se i gjithë rasti ka nisur te berberi dhe sipas informacioneve të tij ka qenë një fjalosje e rastit.

“Lulzimi ka qenë një djalë i pa sherr, i pa probleme. Lulzimi ka qenë një punëtor, ka punuar në një hamburger (fast-food), e ka mbajt vetën. Ka qenë jetim i pa baba i pa nënë.

Lulzimi së pari ka kontaktu me ata që e kanë sulmuar, është në një rrojtore, që rruhen njerëzit, aty janë rrokë këtu kanë ardhur e kanë krye. Sipas informatave që deri më sot i kam kanë qenë të berberi, kanë duke i hjek flokët dhe këto informata i kam, jo s’mundesh ti para meje, jo mundesh, si shqiptarët qysh e kanë zakon. E kanë rrokë njëri tjetrin me krahë. Kush kënd e ka rrokë nuk e di. Lokali është rreth 20 metra larg nga këtu. Rasti ka ndodhë: të shtunën janë rrokë, të dielën ka përfundu aty pa vetëdije”, ka thënë Fejzullau në një prononcim për media.

Ky është vendi ku dyshohet se Lulzim Fejzullahu fillimisht u godit me një veturë e tipit “Golf 6” e më pas nga dy persona u rrah me shkopinj bejsbolli.

Ai ka treguar se pasi e kanë goditur me veturë, ata e kanë sulmuar me një mjet të fortë dhe shkelma e grushte.

“Ma së pari e kanë shkelë më kerr edhe pasi e kanë rrezu me kerr i kanë hyp shipka bejsbolli, dy persona, njëri e ka goditë shkelma e grushte e tjeri me shipk deri në alivanosje. E kemi dërguar në spital s’ka pasur shenja të përmirësimit dhe dje pasdite ka ndërruar jetë.

Nuk i njoh sulmuesit. Gjyshin e njërit të sulmuesve e njoh dhe ka qenë në shtëpi s’jemi marrë vesh. Të rehatoj djalin tim. Prokuroria e ka rastin, ligji i ka punët e veta, unë veç kërkoj drejtësi maksimale.

S’ka qenë i problemeve. E ka kry shkollën mesme, u hi aty në hamburger me punue e ka marrë një rrogë minimale sa për jetën e vet. Fundi i erdh keq”, ka treguar më tej xhaxhai i viktimës.

Familja ka hapur të ‘pamën’ dhe varrimi i të ndjerit bëhet në ora 15:00 (sot), në varrezat e Qytetit të Hekurudhës. 

VIDEO BONUS: Haliti s’i përjashton koalicionet: Do punojmë për të dalë partia e parë