e.Go Life, vetura gjermane elektrike e dedikuar për qytet

Një nga pengesat më të mëdha kur është fjala për përdorimin e veturave me energji elektrike është çmimi i tyre shumë i lartë në krahasim me modelet e ngjashme me motorët me benzinë ​​dhe naftë.

Kompania gjermane “e.Go Mobile” ka ardhur më afër zgjidhjes së këtij problemi, dhe përgjigjja thotë të jetë modeli “Life”.

Kjo veturë elektrike është e destinuar kryesisht për vozitje urbane ose në rrugë të shkurtra, meqë autonomia e saj është nga 121 në 184 kilometra, varësisht nga madhësia e baterisë së integruar.

https://www.youtube.com/watch?v=jXkUeZn8uCQ

Prej baterisë varet edhe çmimi i modelit. Çmimi prej 15,900 euro është modeli më i lirë me një bateri me një kapacitet prej 14.9 kWh, pastaj 17,400 euro për versionin me 17.9 kWh, deri në 19.900 euro, çmimi më i shtrenjtë. Bëhet fjalë për “e.Go Life”, e cila ka një bateri prej 23.9 kWh.

Modeli bazë me një bateri të plotë pa ndërprerje mund të shkojë 121 km, e matur nga “NEDC”, versioni standard me 17.9 kWh, ka një gamë të lëvizjes deri në 142 km, ndërsa bateria më e madhe në bazë të teorisë mund të shkojë deri në 184 km.