E gjithë bota po flet për protestuesin që rrahi policët (VIDEO)

E gjithë bota po flet për Christophe Dettinger, ish boksierin francez, i cili, si pjesë e “jelekëve të verdhë”, gjatë protestave për vikend e rrahi keq një polic.

Dettinger si boksier në karrierën e tij i kishte arritur 18 fitore dhe katër humbje, si dhe ka qenë kampion francez në kategorinë gjysmë të rëndë për vitet 2007 dhe 2008, shkruan Ballkani.info.

Ai ka pranuar një shumë prej më tepër se 100 mijë eurove përmes donacioneve në internet. Ky veprim e ka zemëruar qeverinë franceze.

Platforma për mbledhje të fondeve në internet, “Leetchi”, ka shërbyer për t’i mbledhur 115 mijë euro për ish-boksierin Christophe Dettinger, para se faqja të mbyllet për shkak se politikanët janë shprehur të zemëruar me realizimin e këtij veprimi. Platforma e internetit ka deklaruar se këto fonde do të përdoren vetëm për shpenzimet e gjykatave.

Qeveria e ka vlerësuar sulmin e ish-boksierit ndaj policëve si shenjë e qartë e protestave të dhunshme kundër presidentit Macron. Ish-kampioni ka thënë se e ka nervozuar shumë gazi lotsjellës i policisë. Ai e ka pranuar se ka reaguar shumë keq, por nuk ka munduar të qëndrojë gjakftohtë përballë dhunës së policisë ndaj protestuesve. /Ballkani.info/