Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që me thikë i ka shkaktuar lëndime trupore gruas së tij.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 24.02.2022-12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur me mjet të mprehtë- viktimën femër kosovar-bashkëshorten e tij, ku për pasojë i ka shkaktuar lëndim-gërvishtje. Viktimës pasi i është ofruar tretman mjekësor, është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.