E fundit: Shqiptari i dehur nxjerr armën dhe plagos pronarin e lokalit në Graçanicë

Një incident që ka pasuar me plagosje ka ndodhur mbrëmë Llapnasellë të Graçanicëc, përkatësisht në lokalin e quajtur “Bela Vista”.

Siç raportohet nga mediat lokale të plagosur kanë mbetur tre persona.

Deri te të shtënat erdhi kur pronari i restorantit u përpoq të mbyllte lokalin për shkak të mbarimit të orarit të punës, i cili është i kufizuar në orën 22:00 të mbrëmjes për shkak të pandemisë por, sipas mediave atje, një klient i kombësisë shqiptare i cili i raportohet se ishte edhe i dehur nuk dëshironte të largohej nga restoranti dhe pas një diskutimi ai nxori armën dhe qëlloi pronarin.

Siç raportohet i plagosur ka mbetur edhe një shqiptar tjetër.

Komandanti i stacionit të policisë në Graçanicë, Bratislav Trajkoviq, ka konfirmuar plagosjen.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Të arrestuar për këtë rast deri tash janë një 57-vjeçar me inicialet XH.B dhe një 54-vjeçar me inicialet A.L, derisa dy të tjerë janë në arrati.

Borovci ka thënë se njësitë relevante policore të mbështetura edhe nga specialist për hetimin e rasteve të tilla si dhe atyre të ekzaminimit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha verimet e nevojshme policore me qëllim ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin.

“Mbrëmë rreth orës 22:00, është raportuar se në një restorant në Llapnasellë, ka pasur një mosmarrëveshje të momentit lidhur me shërbimin përtej kufizimeve të orarit në mes të disa personave dhe personelit të lokalit që për pasojë ka derivuar në një zënkë mes tyre ku është përdorur edhe arma e zjarrit.

Menjëherë pas raportimit, njësitë relevante policore të mbështetura edhe nga specialist për hetimin e rasteve të tilla si dhe atyre të ekzaminimit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha verimet e nevojshme policore me qëllim ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë ai.

Të plagosurit u transferuan menjëherë për trajtim mjekësor dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetë.