Departamenti i Thesarit amerikan përmes një komunikate zyrtare të lëshuar sot kanë konfirmuar sanksionimin e industrisë serbe të naftës “NIS AD Novi Sad” për shkak s është një filial i Gazprom Neft-it rus.
Një sanksionim të tillë presidenti serb e kishte paralajmëruar para disa kohe, duke thënë e lajmi i ishte kumtuar nga zyrtar amerikan.
“Sot, Departamenti i Thesarit i SHBA-së ndërmori veprime gjithëpërfshirëse për të përmbushur angazhimin e G7 për të reduktuar të ardhurat ruse nga energjia, duke përfshirë bllokimin e dy prodhuesve kryesorë rusë të naftës. Veprimet e sotme vendosin gjithashtu sanksione ndaj një numri të paprecedentë të anijeve transportuese të naftës, shumë prej të cilave janë pjesë e “flotës hije”, tregtarëve të errët të naftës ruse, ofruesve të shërbimeve të fushës së naftës me bazë në Rusi dhe zyrtarëve rusë të energjisë. Veprimet e sotme mbështeten nga nxjerrja e një vendimi të ri që autorizon sanksione në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv (E.O.) 14024 kundër personave që operojnë ose kanë operuar në sektorin energjetik të ekonomisë së Federatës Ruse. Këto veprime rrisin ndjeshëm rreziqet e sanksioneve që lidhen me tregtinë ruse të naftës.
Mbretëria e Bashkuar (MB) gjithashtu po ndërmerr veprime sot, duke iu bashkuar Thesarit në sanksionimin e dy prodhuesve kryesorë rusë të naftës”.
Para pak ditësh, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq foli në lidhje me këto sanksione, duke paralajmëruar se do të ketë diskutime me ambasadorin e ShBA-së në Serbi, Christopher Hill mbi këtë çështje.
“Ata do të na japin 30 ditë kohë që të shohim mbi mundësitë dhe të ndërmirret ndonjë veprim, në 60 ditë do të kompletohet procesi. Para datës 15, ata do të dalin zyrtarisht me vendimin, para 15 shkurtit do të dijmë se çfarë të bëjmë” – ka thënë Vuçiq.
Vuçiq ka thënë se do të flasë edhe me presidentin rus, Vladimir Putin rreth datës 25 janar, kur “do të kuptojë se çka do të sjellin bisedimet me administratën amerikane”.
“Për sa i përket gazit, si rusët ashtu edhe Azerbajxhani janë partnerë të besueshëm për ne. Ne kemi rreth 430 milionë metra kub gaz në rezervë. Kjo është gjithashtu e rëndësishme për energjinë elektrike” – ka shtuar ai.








