Prokuroria Speciale ka organizuar një aksion sot në komunën e Kaçanikut, ku ka marr pjesë Njësia Kundër Terrorizmit, aksion ky i cili ka të bëjë me vrasjen e rreshterit policor, Muhamed Lika.
Siç raporton Klani, gjatë aksionit u bastisën disa lokacione, u sekuestruan prova e dëshmi materiale si dhe u arrestuan disa persona.
Hetimet raportohet që janë të lidhura me vepra penale si “Vrasje e rëndë”, “Pjesëmarrje në grupe terroriste” dhe “Rekrutim për qëllime terroriste”.
Ndryshe, Policia e Kosovës mëngjesin e 22 prillit ka kryer një operacion të madh policor në Kaçanik, që ndërlidhej me vrasjen e rreshterit policor Muhamed Lika, ku janë arrestuar shtatë persona.
Për këtë rast, shtatë persona të cilët dyshohen se e planifikuan dhe e realizuan vrasjen, ndodhen tashmë në paraburgim.







