E frikshme: Shënjestrohet me llogari fantazmë Dastid Pallaska, denoncon VV-në për “diktaturë”

Pas statusit ku ka denoncuar politikanët pa profesion, është shënjestruar edhe Dastid Pallaska – avokati dhe analisti i  mirënjohur kosovar – dhe ai ka bërë përgjegjës pikërisht Vetëvendosjen për një gjë të tillë.

Kjo që i ka ndodhur Pallaskës, për fat të keq po i ndodh këto momente edhe shumë personazheve të tjera publike.

Një numër i madh llogarish me emra të huaj po reagojnë në statuse të shkruara në gjuhën shqipe. Besohet se këto llogari – që përmbajnë kryesisht emra nga Azia e Largët, por edhe Afrika etj. – janë hapur për të ndërruar percepsionet e qytetarëve për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Pallaska e ka sulmuar ashpër Vetëvendosjen pas kësaj ndodhie të frikshme duke e interpretuar slloganin e saj si “Krejt Pushtetin, drejt diktaturës”.

“Një parti politike që pretendon 51% të votës dhe KREJT PUSHTETIN, DREJT DIKTATURËS, firkësohet nga një njeri i vetëm që ka mendim të lirë.” – ka shkruar ai, përcjell Periskopi.

Statusi i plotë:

Një parti politike që pretendon 51% të votës dhe KREJT PUSHTETIN, DREJT DIKTATURËS, firkësohet nga një njeri i vetëm që ka mendim të lirë.

Sapo e kuptova që llogaria ime në Facebook qenka shënjestruar nga dega e kësaj partie politike në Indonezi.

E paskan marrë mundin me e “përqesh” postimin tim të fundit për një ndër gënjeshtrat e shumta mbi të cilat është fryer fluska e kësaj partie politike.

PATETIKE!!!