VIDEO/ E frikshme në Prishtinë: Qindra metra mbi tokë, punëtori i ndërtimtarisë lëviz mbi vinç pa qenë i lidhur

Në lagjën ‘Lakrishtë’ të Prishtinës është filmuar një punëtor i ndërtimtarisë që lëviz qindra metra mbi tokë në një vinç i pa lidhur.

Në videon e dërguar në adresë të Metros shihet se si punëtori lëviz sikur të ishte në tokë, i pa lidhur në vinç.

Sipas dërguesit të videos, janë të shpeshta rastet kur punëtorët e ndërtimtarisë lëvizin në këtë mënyrë, të palidhur në lartësi të mëdha.

Vdekjet në vendin e punës, e sidomos në sektorin e ndërtimtarisë në Kosovë janë shqetësuese.

Ditë më parë, një 37 vjeçar ka vdekur në Mitrovicë si pasojë e rrëzimit nga skelet e ndërtesës ku ishte duke punuar.