E fotografuan pa maskë në rrugë, Labi mesazh Glaukut: Me më dëgju mua, nuk e vendos fare

Vendosja e maskave në vendet publike është e domosdoshme gjatë kësaj kohe, për shkak të pandemisë.

Madje, Policia çdo ditë shkruan numër të madh të tiketave, për qytetarët që nuk po e përfillin këtë maskë.

Së fundi, deputeti Glauk Konjufca është fotografuar pa maskë në rrugë, e kjo gjë nxiti reagim nga ana e qytetarëve.

Por, këngëtari Labinot Tahiri i doli në krah, duke thënë se me dëgju atë mos të vendos fare maskë, ngase sipas tij ajo është për ata që vjedhin nga shteti e i kanë pesë fytyra.

Ai thotë se për vete maskën nuk e ka vendos asnjëherë dhe as nuk është duke e vendosur.