Best Dance Video
E fitoi çmimin nga VMA, Rita ia dedikon Aviciit
E ka fituar një çmim.
Rita Ora rrëmbeu trofeun e kategorisë “Best Dance Video” të festivalit Video Music Awards, shkruan Ballkani.info.
Këtë çmim, këngëtarja e mori për klipin e këngës “Lonely Together” që e ka në bashkëpunim me artistin e ndjerë Avicii, prandaj ajo trofeun ai dedikoi atij.
Këngëtarja ka hedhur një fotografi në Instagram ku thotë se ndjehet e lumtur për këtë arritje dhe nuk ka harruar ta falënderojë bashkëpunëtorin e saj për gjithë punën për këtë projekt./Ballkani.info/
https://www.youtube.com/watch?v=vQ3XgMKAgxc