Gjatë intervistës ekskluzive që dha për emisionin “Abc e pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, Noizy mori dhe një mesazh prekës nga prindërit e tij.

Në një videomesazh, babai i tij Bashkim Rajku, tregoi edhe njëherë se sa krenar është për atë që ka arritur i biri përgjatë këtyre viteve karrierë muzikore.

“Jemi shumë krenar për ty, për punën që ke bërë gjithë këto vite dhe të urojmë shumë suksese me koncertin madhështor. Pas kaq shumë vitesh, do të të realizohet ëndrra jote që kaq shumë ke dashur.”, tha i ati. I surprizuar, Noizy shtoi se babai i tij është shoku i tij më i ngushtë.