E dyta brenda ditës, Specialja fton edhe ish-luftëtarin e UÇK-së nga Pashtriku

Dhomat e Specializuara të Prokurorisë në Hagë, kanë intensifikuar tej mase punën e tyre.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë bërë publike dy ftesa të cilat kanë ardhur në drejtim të ish-ushtarëve të UÇK-së.

Pas Sejdi Berishës nga Malisheva, i ftuari i rradhës është Nevzat Kryeziu nga Suhareka.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kryeziu përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Shokë, miq dhe bashkëluftëtar desha të ju njoftoj se sot kam pranuar ftesë për tu paraqitur në dhomat e specializuara të Gjykatës se Hagës..
Duke besuar në luftën e pastër të UÇK-së si të gjithë bashkluftëtarët e mi do ti përgjigjem pozitivisht kësaj ftese..
Krenar qe kam dhën një kontribut modest në përpjekjet kolosale të popullit tim për Liri.

loading…