E diela e fundit e tetorit është e veçantë, këshilla për të përballuar ndryshimin e orës

Nëse e gjithë kjo javë ju ka lodhur dhe fundjava ju ka prishur pak planet, dëgjoni një lajm të mirë: nesër mund të flini edhe një orë më shumë.

Sonte, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta pas dhe ky ndryshim mund të jetë i fundit, edhe pse diskutimet nuk janë mbyllur ende.

Ora e re e kësaj të diele shënon fillimin e asaj që njihet si Ora e Grenuiçit, (Greenwich Mean Time, GMT).

Ndryshimet e orës mund t’jua prishin pak rutinën dhe t’ju bëjnë të ndiheni të plogësht, por, fatmirësisht, ka disa mënyra të thjeshta, të cilat mund t’ju ndihmojnë për ta parandaluar ndjesinë e lodhjes dhe kokëdhimbjen.

Këshilla për të përballuar ndryshimin e orës

Mos flini më shumë

Ora e trupit nuk merr parasysh ndërrimin e orës diellore. Ajo pëlqen të ndjekë një rutinë të rregullt, kështu që mbani të njëjtën kohë zgjimi edhe gjatë fundjavave. Nëse flini më shumë nga ideja që ora është ndërruar, atëherë lodhjen e trupit pas zgjimit do ta ndieni edhe më shumë.

Hiqni alarmin e zhurmshëm të telefonit

Shijoni dritën e diellit në mëngjes dhe, nëse e keni të gjithë ditën pushim, mos e ndizni alarmin dhe zgjohuni natyrshëm.

Merrni disa rreze dielli

Sapo të ngriheni nga shtrati, ekspozojeni në fillim veten para dritës. Nëse ju kanë ardhur rrezet në dritare, edhe më mirë. Ky do të jetë takimi i parë qetësues i ditës.

Dilni për drekë

Shpenzojeni jashtë kohën e drekës, të paktën për 30 minuta, në mënyrë që ta mësoni trupin me një orë të re mesdite, pasditeje apo edhe darke, nëse dalja jashtë zgjat deri vonë.

Shmangni teknologjinë

Shmangni çdo gjë teknologjike të paktën një orë para gjumit dhe përdorni dritë gjumi me ngjyrë të kaltër.