Në Dhomat e Specializuara të Hagës ka nisur dëshmia e dëshmitarit me numër 42.
Qysh në hyrje të seancës, dëshmitari fillimisht e bëri betimin. E më pas, prokurorja i kërkoi dëshmitarit të tregojë nëse do të dëshmojë në gjuhën shqipe apo serbe.
“Ju në fillim thatë që do të flisni serbisht, por betimin e bëtë në gjuhën shqipe”, e pyeti prokurorja.
E dëshmitari tha se shqipen e di më mirë se gjuhën serbe.
“E di më mirë shqipen se serbishten, se disa fjalë nuk i kuptoj”, tha dëshmitari.
Pasi seanca nisi dhe do të mbahet pothuajse tërësisht e mbyllur, Prokuroria e lexoi një përmbledhje për dëshmitarin.







