E dhunoi një vajzë, arrestohet mitrovicasi

Një vajzë dyshohet se është dhunuar nga një burrë gjatë ditës së djeshme në qytetin e Mitrovicës.

Si pasojë e kësaj ngjarje Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë personin e dyshuar për këtë vepër.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

“Mitrovicë Jugu 10.05.2020 -05:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet  se ka  dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të  rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë