E dhunoi kur ishin bashkë, Chris Brown uron Rihanna-n pasi u bë nënë

Rihanna është bërë nënë për herë të parë. Mediat e huaja raportojnë se këngëtarja e ka sjellë në jetë djalin e saj disa ditë më parë por lajmi u konfirmua ditën e djeshme.

Pas këtij lajmi, ka ardhur dhe një reagim i papritur nga ish i dashuri i saj, Chris Brown.

Ai ka publikuar një postim në Instastory ku shkruan “Urime”, shoqëruar me një zemër dhe një emoji të gruas shtatzënë. Edhe pse ai nuk ka përmendur emrin e Rihannës të gjithë e kuptuan se ishte për të. Rihanna dhe Chriss kanë qenë një ndër çiftet më të përfolur.