Ka vdekur Kastriot Kolshi.

Një luftëtar i zellshëm e i përkushtuar ndaj Kosovës, sot u nda nga ne, shkruan Ballkani.info.

Njoftimi:

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tonë të dashur, ish-ushtarit të UÇK-së, Kastriot Kolshi.

Ai ishte më shumë se një shok – ishte pjesë e kujtimeve tona, i pranishëm në çdo çast të rëndësishëm.

Do të na mungojë pafund buzëqeshja, fjalët e tij të mira dhe zemra e tij e madhe.

U prehtë në paqe dhe qoftë i përjetshëm kujtimi për të.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e deshën Kastriotin.