E dhimbshme: Vdes foshnja tremuajshe me COVID-19

Viktima më e re e koronavirusit në Greqi është një foshnjë njëmuajshe, e cila vdiq në Spitalin e Fëmijëve “Shën Sofia”.

Foshnja, e cila kishte vetëm 37 ditë jetë, ishte në një aparat respirator në spital, njoftoi agjencia e lajmeve ANA.

Në 24 orët e fundit, 39 njerëz vdiqën nga koronavirusi në Greqi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 6.797.

Numri i rasteve të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Greqi është rritur me 1.165, kështu që numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin korona në këtë vend është 206.281.