E dhimbshme: Vdes 9 vjeçari nga Mitrovica që ishte dërguar për shërim në Turqi

Ka vdekur Riad Aruqi, 9 vjeçar nga Mitrovica, pasi nuk mundi ta përballojë sëmundjen e rëndë nga e cila vuante tash e një kohë.

Aruqi ishte diagnostikuar me Thrombosis iliofemoralis bill. Thrombosis vena cava inferior. Haemathuria. Trombocitopenia. Anemia secondaria. Pielonephritits lat.sin. Haemathoma perisplenica. St post appendectomiam ad XXI.

Në ndihmë të tij kishin dalë shumë vullnetmirë dhe Aruqi u trajtua në Turqi e Maqedoni të Veriut, njofton Mitropol.

Ata që i qëndruan afër, falënderuan gjithë donatorët për kontributin.