E dhimbshme: Plaku nga Prishtina e kthen jogurtin që kushtonte 15 cent, nuk kishte para për ta paguar

Zëdhënësi i KEDS- Viktor Buzhala ka treguar një histori rrëqethëse që i ka ndodhur në një market.

Thotë se është përballur me një realitet të hidhur dhe një varfëri të tmerrshme të një plake e cila ktheu një jogurt që kushtonte 15, pasi nuk kishte para për ta paguar atë.

Ky është statusi I plotë i tij

Po paguaja tek arka e një supermarketi në Ulpianë. Parpitmas ofrohet një i moshuar, në të shtatëdhjetat e tij. Me pas e pashë që ishte mjaft i mbajtur dhe pendant.

– A bën ta shikosh sa kushton ky se e pashë që është me zbritje?, iu drejtua shitëses.

-Prit pak, i tha ajo, pasi e kishte arkën e zënë me artikujt që po merrja unë. As unë nuk e shikova detajisht, pasi isha duke i vendosur në qese gjanat e mia.

Kur u kry, shitësja e skanoi artikullin e tij.

– Kushton 15 cent, i tha ajo. U ktheva i stepur dhe e pashë që ai e kishte një jogurt në dorë. U nis ta kthente aty ku e kishte marrë.

Kjo më ndodh thuajse cdo ditë në supermarketet e Prishtinës, teksa shoh njerëz me gjerë ushqimore të lira që ankohen tek shitësit për cmime.

Ky eshte tregues qe neve si shoqni na duhet një plan i shpejtë i zhvillimit ekonomik, pasi familjet tona po vuajnë. Pa zhvillim ekonomik dhe ate te hovshëm, nuk na duhet asgjë tjetër.