E dhimbshme: Pas një aksidenti në trafik që ndodhi dje, vdes 6-vjeçari nga Gjilani

Ka vdekur në moshën 6 vjeçare Florian Matoshi si pasojë e një aksidenti që kishte ndodhur dje.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes facebookut babai i tij Musli Matoshi.

“Pas një aksidenti që ndodhi dje, në moshën 6 vjeçare ka vdekë djali jem #Loli Florian Matoshi..!!!
T’Zotit jemi dhe tek Ai kemi me u kthy…
Varrimi bëhet nesër , me kohen e Xhumasë ( nesër ), në Vërbicë të Kmetovcit /Gjilan
!”